Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Fotoreporteri britanik: Vjosa, një perlë natyre që duhet përjetuar!

Fotoreporteri britanik: Vjosa, një perlë natyre që duhet

Në zemër të Labërisë rrjedh një pasuri e rrallë, një nga thesaret më të mëdha natyrore të Shqipërisë, lumi Vjosa. I njohur si lumi i fundit i egër dhe i paprekur.

Mos e humbisni. Ndiqni në YouTube kanalin tonë dhe bëni Subscribe për të parë të plotë këtë prodhim të Dritare TV.

Rrugët që të çojnë drejt tij janë të mbushura me pamje që të lënë pa frymë. Lumi i rrjedhshëm dhe i kristaltë kalon mes kanioneve, fushave pjellore dhe fshatrave që i qëndrojnë përbri prej shekujsh.

Në Vjosë sot mund të shohësh turistë nga e gjithë bota të rinj që bëjnë rafting, familjarë që lahen, fëmijë që luajnë . Janë të gjithë pjesë e një përvoje që është e papërsëritshme

Robert Hackman, fotoreporteri britanik që ka fotografuar Shqipërinë prej vitesh thotë se:

“Ky lumë nuk është thjesht një rrjedhë uji. Është jeta vetë.”

“Është historia, është ushqimi, është kultura. Është një korridor gjallërie që nuk ndalet”, – thotë Hackman, teksa ndjek me sy rrjedhën e kthjellët të Vjosës, ku njerëzit lahen, bëjnë rafting, notojnë.

Ai përshkruan me admirim sesi për vite me radhë Vjosa i ka shpëtuar digave, falë angazhimit të shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare, duke u shpallur sot Park Kombëtar i Mbrojtur – një status që e ruan si një pasuri unike të natyrës europiane.

“Ka pak lumenj të lirë në Europë, por Vjosa është më i mrekullueshmi. Këtu jeton një Shqipëri që nuk e gjen askund tjetër”, – shton ai.

Por përtej natyrës, Hackman ndalet edhe te historia ku thotëse kjo tokë ka qenë gjithmonë një qendër e betejave, gjuhës dhe kulturës shqiptare. Dhe tani, edhe e një turizmi të qëndrueshëm, ku vendasit dhe të huajt bashkëjetojnë me natyrën.

“Unë kam bërë fotografi në Shqipëri për më shumë se 20 vjet. Dikur turistët ishin të rrallë, por tani janë gjithnjë e më shumë. Shqipëria është një vend i mrekullueshëm për t’u vizituar dhe Vjosa është një nga perlat e saj.-përfundon Hackman./E.P-dritare.net