Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Nuk iku kurrë jashtë sepse gjeti parajsën në Lunxhëri!

Nuk iku kurrë jashtë sepse gjeti parajsën në Lunxhëri!

Në një kohë kur jo pak të rinj largohen nga Shqipëria në kërkim të një jete më të mirë jashtë vendit, historia e Rigert Gurit është një frymëzim dhe një shembull i rrallë i dashurisë për vendlindjen. Rigerti, një djalë nga fshati piktoresk i Topullaraj në Gjirokastër, zgjodhi të qëndrojë, të investojë dhe ta kthejë fshatin e tij në një atraksion turistik dhe kulinar.

Nuk iku kurrë jashtë sepse gjeti parajsën në Lunxhëri!

Pas viteve të para të jetës së kaluar mes ëndrrës për të ikur dhe realitetit të vështirë të jetesës në një zonë rurale, Rigerti mori një vendim që ndryshoi jo vetëm jetën e tij, por edhe ritmin e jetës në fshat.

Nuk iku kurrë jashtë sepse gjeti parajsën në Lunxhëri!

Ai ndërtoi "Restorant Gurin", një vend që sot numëron mbi 200 klientë në ditë, mes tyre turistë vendas dhe të huaj që vijnë për të shijuar gatimet tradicionale të Lunxhërisë, për të përjetuar mikpritjen autentike dhe për të eksploruar natyrën e mrekullueshme të zonës.

Nuk iku kurrë jashtë sepse gjeti parajsën në Lunxhëri!

Restoranti është i ndërtuar me gurë karakteristikë të zonës dhe ruan identitetin arkitektonik të Lunxhërisë. Menuja përfshin receta të trashëguara brez pas brezi, të gatuara me produkte vendi dhe me dashurinë që vetëm një njeri i rrënjosur thellë në tokën e tij mund ta japë.

Nuk iku kurrë jashtë sepse gjeti parajsën në Lunxhëri!

Rigerti nuk ndërtoi vetëm një biznes. Ai ringjalli një komunitet, riktheu shpresën dhe tregoi se edhe një fshat i vogël në jug të Shqipërisë mund të ketë një të ardhme të ndritur kur dashuria për vendin dhe puna e ndershme bashkohen.

Nuk iku kurrë jashtë sepse gjeti parajsën në Lunxhëri!

Sot, Lunxhëria po bëhet gjithnjë e më e njohur si një destinacion për ata që kërkojnë eksperienca autentike larg zhurmës së qytetit. Dhe në qendër të këtij transformimi qëndron një i ri që nuk iku por që ndërtoi./L.F-dritare.net