
Akuzohej për përfshirje në vrasjen e kolonel Zylyftarit, lirohet nga burgu Genc Tafili
E Martë 7 Nëntor 2017, 14:02
Dritare.net

“Shteti asnjëherë nuk u mundua të zbardhte ngjarjen që na shkatërroi. Si u vra Zylyftari? Pse u soll ai në operacionin për kapjen e babait tim kur ky lëvizte çdo ditë nëpër qytet, në peshkim ku kishte biznesin dhe mund të kapej kurdo?
Gjithçka ishte kurth për të vrarë Arben Zylyftarin. Ai më ka vrarë babën të dorëzuar dhe desh të më vriste dhe mua për të humbur gjurmët. Nuk kam shpresë te ky shtet. Ndoshta duhen të tjera viktima, këtë herë nga pala jonë, që shteti të vërë mend”, ka thënë ai.
Arben Zylyftari ishte drejtor i Policisë së Shkodrës dhe u vra në në gusht të 2000, në një operacion për kapjen e të kërkuarit, Bahri Tafili./ L.P./Dritare.net

















