Na ndiqni edhe në

Aktualitet

Labubu po bën namin me shitje. Por fëmijët po i rrezikon diçka tjetër!

Labubu po bën namin me shitje. Por fëmijët po i rrezikon

Një bastisje e madhe në një zonë industriale në periferi të Londrës ka çuar në sekuestrimin e mijëra kukullave të falsifikuara Labubu, lodra popullore që kanë shkaktuar një valë çmendurie globale në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok. Oficerët e Standardeve të Tregtisë, të udhëhequr nga Rhys Harries, zbuluan një rrjet të ndërlikuar dhomash të mbushura me produkte të rreme me vlerë miliona paund, shumë prej tyre duke përfshirë kukullat Labubu.

Labubu po bën namin me shitje. Por fëmijët po i rrezikon

Këto lodra të falsifikuara, të njohura edhe si "Lafufus", janë mjaft të rrezikshme për fëmijët. Pjesët si sytë, këmbët apo duart shkëputen lehtë dhe përbëjnë rrezik për mbytjen e fënmijëve. Një nënë nga Caerphilly, Jade, tregon se si lodra e blerë për ditëlindjen e djalit të saj gjashtëvjeçar u shpërbë brenda disa orëve. Fatmirësisht, djali ishte në moshë të mjaftueshme për ta njoftuar për rrezikun, por rasti ngriti shqetësime serioze për fëmijët më të vegjël.

Labubu po bën namin me shitje. Por fëmijët po i rrezikon

Sipas Zyrës së Pronësisë Intelektuale, falsifikimi është burimi i dytë më i madh i të ardhurave për rrjetet kriminale, pas trafikut të drogës. Kate Caffery, përfaqësuese e kësaj zyre, thekson se këto lodra nuk prodhohen në të njëjtat fabrika apo me të njëjtat materiale si origjinalet – shpesh ato përmbajnë plastika toksike dhe kimikate të ndaluara.

Labubu po bën namin me shitje. Por fëmijët po i rrezikon

Origjina e shumicës së falsifikimeve është Kina, Hong Kongu dhe Turqia. Autoritetet u bëjnë thirrje konsumatorëve të jenë të kujdesshëm ndaj çmimeve që duken “shumë të mira për të qenë të vërteta” dhe ambalazhit me cilësi të ulët.

Ndërkohë, edhe vetë blerja e produkteve origjinale është bërë sfidë. TikTok-erja Meg Goldberger rrëfen se ka kaluar orë të tëra në transmetimet live të Pop Mart për të kapur një lodër origjinale, por shitjet mbyllen brenda sekondave. Ajo thotë se faqet e internetit sulmohen nga robotë që blejnë me shumicë për t’i rishitur më pas me çmime të larta.

Labubu po bën namin me shitje. Por fëmijët po i rrezikon

Operacioni në Londër zbuloi se lodrat e rreme ishin shpërndarë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Ndërkohë që një pjesë e tyre do përdoren si prova në hetim, pjesa tjetër do të shkatërrohet. Autoritetet theksojnë se kjo është një çështje kombëtare që kërkon ndërgjegjësim dhe veprim të menjëhershëm për të mbrojtur konsumatorët, veçanërisht fëmijët./L.F-dritare.net