
Flea Market i parë në Tiranë! Të shtunën, Pazari i Ri kthehet disa orë në treg për produkte second hand!
E Shtunë 5 Tetor 2024, 10:10
Dritare.net

Pazari i Ri në Tiranë do të kthehet këtë të shtunë në një hapësirë për shitjen e mallrave të përdorura.
Me iniciativën e Bashkisë së Tiranës, tregu i cilësuar si Flea Market i parë në qytet do të ofrojë për shitje veshje, aksesorë, muzikë, postera dhe mobilie.
Ai do të qëndrojë i hapur nga ora 08:00 deri në 11:00 e paradites. Organizatorët i kanë bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen për të krijuar një traditë të re në kryeqytet./dritare.net

















