Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aksidenti në Manëz, shkon në 4 numri i viktimave! Vdes në spital 16-vjeçari

Ka shkuar në katër numri i viktimave nga aksidenti tragjik i ndodhur disa ditë më parë në rrugën dytësore të Manzës.

Mësohet se ka ndërruar jetë edhe 16-vjeçari Klevis Dervishi, i cili kishte mbetur i plagosur rëndë në aksident dhe po merrte trajtim mjekësor në spitalin e Traumës.

Me vdekjen e 16-vjeçarit, bilanci i aksidentit tragjik rëndohet në katër viktima. Në vendngjarje humbën jetën 25-vjeçari Kleo Vrioni, bashkëshortja e tij Sara Brugnatelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri.

Aksidenti i rëndë në rrugën dytësore të Manzës tronditi opinionin publik, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të përplasjes./K.C/dritare.net

ma