Na ndiqni edhe në

Moti

Si do të jetë moti sot!

Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme këtë të diel. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në zonat verilindore dhe juglindore priten vranësira të përkohshme, kryesisht përgjatë relieveve malore gjatë mesditës dhe pasdites. Më pas, moti do të rikthehet kryesisht i kthjellët.

Temperaturat do të mbeten të larta, me vlerat më të larta që pritet të regjistrohen në zonat e ulëta. Në disa zona termometri mund të arrijë deri në 38°C.

Në bregdet, kushtet atmosferike do të jenë përgjithësisht të favorshme për pushuesit, me mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Era do të fryjë përgjithësisht e lehtë, ndërsa në zona të veçanta mund të ketë forcim të përkohshëm.

Ndërkohë, temperaturat pritet të jenë pak më të ulëta krahasuar me ditën e shtunë, por i nxehti do të vijojë të jetë i pranishëm në pjesën më të madhe të vendit.

Autoritetet meteorologjike këshillojnë kujdes gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, veçanërisht për shkak të temperaturave të larta dhe ekspozimit të zgjatur në diell./dritare.net