Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

A rrezikohet pas paralajmërimit të Ramës për shkarkime? Ja si përgjigjet ministrja Sonila Qato

A rrezikohet pas paralajmërimit të Ramës për shkarkime? Ja
Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato ishte e ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në News24.

E pyetur nëse ndihet e rrezikur pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama për ministrat e qeverisë se nëse nuk arrijnë objektivat dhe rezultojnë më të denoncuarit nga qytetarët tek platforma e “Bashkëqeverisjes” do të largohen, Sonila Qato ka thënë se ministria u shërben qyetarëve, por opinionin e krijon publiku.

“Këtë nuk mund ta vlerësoj dot. Në fakt ne kemi marrë përsipër disa indikatorë të performancës sonë gjatë këtij viti të ushtrimit të detyrës. Sigurisht realizimi i objektivave do të japë orientimin nëse ministri do të vazhdojë apo jo të jetë pranë këtij kabineti qeveritar. Për sa kemi pasur mundësi t’iu shërbejmë ju kemi shërbyer. Pastaj pjesa tjetër e krijon publiku opinionin dhe rezultatet janë konkrete”-u shpreh ministrja për Sipërmarrjen/D.M-Dritare.net