Lënia e duhanit është shumë e vështirë dhe jo gjithmonë rezulton e suksesshme. Dritare.net sjell për ju një listë të gjerave që mund të bëni, të cilat do ju lehtësojnë në lënien e cigares.
- Pastroni shtëpinë tuaj nga të gjitha sendet që lidhen me duhanin: tavlla, çakmakun, shkrepëset, paketën. Mbi të gjitha, nëse ka ndonjë pjesëtar të familjes suaj që konsumon duhan, komunikoni me të në mënyrë që ai të mos pijë duhan në praninë tuaj.
- Pas lënies së cigares, nëse ndjeni domosdoshmërinë për ta rinisur atë, pini një gotë me ujë. Ju ndihmon që të hiqni mendjen!
- Hiqni dorë nga kafeja sepse truri juaj është mësuar tanimë që ta lidhë konsumin e duhanit me pirjen e kafesë.
- Konsumoni ushqim të lehtë dhe të shëndetshëm në mesin e vakteve, sepse lënia e cigares duhet të shoqërohet me rritjen e ushqimit. Për më tepër ushqimi e mban larg vëmendjen e trurit tuaj nga duhani. Konsumoni mes-vakte me fruta të thata apo fruta të freskëta.
- Nëse vullneti juaj nuk është i fortë dhe dëshironi të pini një cigare, në vend të kësaj, filloni lani dhëmbët, shpëlajeni gojën me ujë të ftohtë dhe pini një gotë qumësht. Studimet thonë se njerëzve u bie dëshira për të konsumuar cigare pas kryerjes së këtyre veprimeve.

- Komunikojuni të gjithë miqve tuaj, edhe atyre online, vendimin që keni marrë për të lënë cigaren. Kërkojuni atyre që të mos u japin cigare nëse ju ia kërkoni. Është më e thjeshtë që sfidat e vështira, sikurse lënia e duhanit, të kalohen me shoqëri të mirë që respekton vendimin tuaj.
- Sa herë të dëshironi të pini një cigare, në vend të kësaj përtypni një çamçakëz, pasi kjo do e mbaj trurin tuaj të zënë dhe do lehtësoj pasojat negative të nikotinës.
- Niseni me hapa të vegjël. Fillimisht premtojini vetes që nuk do pini duhan për dy orë, pastaj për 12 orë, e pastaj provoni të dilni në darkë me miqtë tuaj e të mos konsumoni fare duhan. Rriteni sfidën gradualisht, pasi kjo do jua bëjë më të thjeshtë./D.B/Dritare.net