
7-vjeçari i dhunuar nga i ati, letër prekëse Babagjyshit: Mund të më sjellësh një babi shumë të mirë!
Dritare.net

Në letër, fëmija i cili kishte emrin Blake, shkruante:
"I dashur Babagjysh,
Ne u detyruam të largoheshim nga shtëpia, pasi babai im ishte i tërbuar. Ne duhej të bënim të gjitha punët, dhe babai mori gjithçka që dëshironte. Mami tha se ne duhej të largoheshim në një vend më të sigurt, ku nuk do të tembeshim. Jam akoma nervoz. Nuk kam dëshirë të flas me fëmijët e tjerë. Do të vish këtë Krishtlindje? Ne nuk kemi asgjë këtu. Mund të na sjellësh disa libra, një fjalor, një busull dhe një orë. Gjithashtu dua një babi shumë shumë shumë të mirë. Mund ta bësh këtë për mua?
Me dashuri, Blake".
Presidentja dhe CEO e strehës SafeHeaven, Kathryn Jacob thotë se letrën e kanë publikuar në rrjete sociale sepse duan të ndërgjegjësojë për dhunën në familje.
Tani, disa nga dëshirat e fëmijë janë realizuar. Të gjithë dhuratat që kërkoi iu siguruan nga njerëzit e komunitet./E.B-dritare.net

















