Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

7 vaksinat  që duhet t'i bëni patjetër në jetën tuaj

7 vaksinat  që duhet t'i bëni patjetër në
Mjekët të gjithë njëzëri hedhin poshtë  aludimet se vaksinat mund të shkaktojnë autizëm. Nuk ka asnjë provë shkencore në lidhje me këtë mit, ndaj mjekët insistojnë se vaksinat janë shumë të rëndësishme për disa arsye. Ata shprehen se vaksinat parandalojnë qindra sëmundje ngjitëse dhe vdekjeprurëse, ju mbrojnë nga infeksionet dhe sëmundjet e moshës. Sugjerohen që për në disa etapa të jetës, të bësh një vaksinë që do t;ju mbrojë nga disa lloje sëmundjesh.

Vaksina për kollën e mirë

Ekziston një vaksinë që rrit imunitetin dhe ju mbron nga kolla e mirë. Natyrisht ju duhet të konsultoheni me mjekun e familjes, ndërsa rekomandohet që kjo vaksinë të bëhet për çdo 10 vjet. Kjo sëmundje mund të jetë serioze apo edhe vdekjeprurëse për foshnjat, kjo është arsyeja pse rekomandohet që prindërit të konsultohen me mjekun për këtë gjilpërë.

Tetanozi

Vaksina e tetanozit është e domosdoshme. Sëmundja e tetanozit  shkaktohet nga një infeksion bakterial që hyn në lëkurë e më pas ndikon në sistemin nervor. Përgjithësisht sëmundja shfaqet në rastet e kafshimit nga një kafshë. Është e nevojshme të bëhet një herë në 10 vite.

Vaksina e gripit

Vdekjet nga sëmundja e gripit janë shtuar shumë kohët e fundit. Shkaku kryesor është mos vaksinimi. Nuk janë vetëm fëmijët që duhet të bëjnë për çdo vit këtë vaksinë por edhe të rriturit dhe të moshuarit.

Nëse jeni midis moshës 27 dhe 45 vjeç, vaksina kundër HPV

HPV, herpes, është një sëmundje infektive, që transmetohet nëpërmjet lëkurës ose seksualisht. Është e rëndësishme që nëse jeni në këtë moshë ta bëni këtë vaksinë.

Mbi 65 vjeç, prenumonia

Nëse jeni mbi 65 vjeç duhet patjetër ta bëni këtë vaksinë. kjo është mosha që preket më shumë nga kjo sëmundje.

Vaksina e fruthit

Ata që kanë lindur para vitit 1957 duhet patjetër ta bëjnë këtë vaksinë. Sepse në këtë periudhë është shfaqur epidemia e fruthit dhe ky brez është më i prekur nga ky virus./L.F-dritare.net