
6 ushqime të pasura në probiotikë, përveç kosit
Dritare.net

Kefiri. Është një produkt qumështi i ngjashëm me kosin, por me një sasi të madhe probiotikësh të fermentuar nga tharme dhe bakterie. E ka origjinën nga Europa lindore dhe juglindore dhe emri vjen nga fjala turke keif që do të thotë të ndihesh mirë pasi ke ngrënë. Trajton disa problem të aparatit tretës, përmirëson shëndetin e kockave, lufton infeksionet bakteriale në mënyrë natyrale. Shpesh është alternativë e mirë pë rata që vuajnë nga intolerance e qumështit.
Lakra turshi: Përmban shumë bakterie dhe konsiderohet si një nga ushqimet më të mira probiotike, e pasur me fibra dhe vitamina C, B dhe K. Ka të dhëna shkencore se ushqimet e fermentuara ndikojnë mbi shëndetin e zorrës sidomos laktobacili i gjendur tek lakra turshi, qetëson urinë dhe përmirëson aftësinë e organizmit për të rregulluar sheqerin në gjak.
Kastravecat turshi. Edhe pse nuk duket në fakt janë të pasur me probiotikë. Këshillohet të përpunohen në mënyrë artizanale, por kujdes se janë mjaft acidë.
Kombucha: Është një eliksir mijëvjeçar që mjeksia tradicionale kineze i atribuon aftësi depurative, energjike dhe antioksidante. Bëhet fjalë për një pije prej çaji jeshil i ëmbëlsuar dhe i fermentuar nga efekti i kolonisë së bakterieve dhe enzimave të quajtura SCOBY. Gjatë procesit të fermentimit pija pasurohet me vitamina, aminoacide, enzima dhe acide organike të shëndetshme për tretjen. Kohët e fundit është kthyer në një ushqim të preferuar, por nuk rekomandohet për ata që vuajnë nga myku (candida).
Mizo. Në japonisht do të thotë” “burim shijesh dhe është një ushqim i fermentuar që u jep shije pjatave. Është një lloj mase në gjyrë kafe, të bardhë, të kuqe dhe të verdhë me shije të kripur dhe shumë të hidhur që e ka origjinën nga Kina e shek VII dhe më pas u shtri në Japoni, derisa erdhi edhe në perëndim. Përdoret shumë në supa, por edhe në sallata, perime dhe salca.
Tempeh: Është ushqim tipik indonezian që prodhohet nga fermentimi i sojës, prezantohet në formën e tortave dhe është mjaft i pasur me probiotikë dhe proteina, sidomos B12. Në dietat vegane është zëvendësues mjaft i mirë i mishit dhe i djathit. Mund të konsumohet sote, në furrë ose në sallata. Ka pak kripë dhe është mjaft i mirë për personat që vuajnë nga insuficenca kardiake./ Bota.al

















