
5 mënyra si të rrisni nivelet tuaja të energjisë
Dritare.net

1. Stërvituni përditë
Ju duhet të ushtroheni të paktën një herë në ditë. Kjo arrihet ose duke shkuar në palestër, ose duke ecur në natyrë. Studimet kanë treguar se mjaftojnë dhe vetëm 13 minuta në ditë stërvitje që të keni energji.
2. Ushqim për kërkesat tuaja të përditshme
Ju nuk duhet vetëm të ushqeheni, por duhet që të merrni vlerat ushqimore që trupi ka nevojë të funksionojë normalisht dhe të ketë energji. Gjithmonë duhet të hani të tre vaktet, edhe nëse jeni shumë të zënë me punë.
3. Përdoreni kafeinën me strategji
Kafeina përmirëson vigjilencën dhe performancën fizike. Efekti i një kafeje zgjat deri në 5 orë, por mbajeni mend mirë, sepse nëse e konsumoni para gjumit, do ju lërë pa fjetur. Pra rekomandohet kafeina, por duke e përdorur me strategji.
4. Flini gjumë në mënyrë efektive
Gjumi është shumë i rëndësishëm. Një gjumë i mirë gjatë natës është vendimtar për kujtesën tuaj, përqendrimin, rigjenerimin e muskujve dhe menaxhimin e peshës. Ushqimet që përmbajnë proteina përmirësojnë gjumin.
5. Check-in-e javore
Merrni çdo javë nga 15 minuta për të reflektuar mbi të kaluarën tuaj (si jeni ushqyer, ndjerë, nivelet e energjisë etj) dhe pastaj planifikoni javën e ardhshm se çfarë do bëni. Ky check-in do ju ndihmojë shumë të mbani trupin me energji./E.B-dritare.net

















