
2019 viti i turizmit dhe tërmetit, 2020 qoftë i turizmit!
Dritare.net

Shqipëria arriti të hyjë në top destiancionet e pushuesve të huaj, ndërsa dhjetëra media ndërkombëtare do të shkruanin për bukuritë që ka vendi ynë në çdo cep të tij.
Ministri i Turizmit Blendi Blosi, ka thënë m herët se në vendin tonë gjatë 2019 kanë hyrë 6.4 milionë turistë të huaj.
" Kemi patur problematika nga problemet tona të brendshme por kemi patur problematika të natyrës të tërmetit që ndodhi në shtator dhe tani në nëntor përsëri ja dolëm që të kishim një vit të suksesshëm një vit me mbi 6.4 milion turistë të huaj kanë ardhur në Shqipëri gjatë vitit 2019”, tha ministri Klosi me datën 25 dhjetor.
Por edhe përtej sezonit të verës, edhe muajt e tjerë ishin po aq të ndritshëm për Shqipërinë përsa i përket vizitorëve të huaj.
Kështu, kryeministri Edi Rama, tregoi se vetëm në muajn tetor të 2019, vendin tonë e kane vizituar plotë 387 152 turistë të huaj.
Por, madhështia e Shqipërisë, dhe lulëzimi i saj në turizëm do të zbehej në fund të vitit.
Mëngjesin e 26 nëntorit, një tërmet 6.4 ballë do të godiste vendin tonë, ndërsa do të linte pas 51 viktima, dhe mijëra shtëpi e hotele do të shkatërroheshin nga kjo goditje e pabesë e natyrës.
Në këtë moment, dhjetëra hotele që mbanin gjatë sezonit të verës turistë u bënë shtëpi për ata që kishin mbetur pa kulm mbi kokë, pas mëngjesit të së martës të 26 nëntorit.
"Hotel Prestige" "Hotel Fafa" e "Kolavari" e të tjerë komplekse prestigjioze në bregdetin Durrësit e Kavajës, do të strehonin mijëra banorë të Durrësit.
Hotelet do të mbajnë deri me datën 3 janar, të prekurit nga tërmeti, pasi tanimë ato do të bëhen gati për pronotimet e vitit të ardhshëm, verës 2020.
Që turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, dhe është sektor strategjik për vendin, këtë e kanë pranuar tanimë të gjithë.
Dritare.net, i ka kushtuar në vazhdimësi një vëmendje të veçantë turizmit, duke shkruar qindra artikuj në çdo cep të Shqipërisë, të njohur e të panjohur, të eksploruar e të pa eksploruar të këtij vendi ballkanik kaq të mrekullueshëm.
Krahas, shkrimeve, reportazheve e videoreportazheve. Dritare.net në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit, ka realizuar gjatë 2019 edhe një vlog, me 3 destinacione më "in" në vendin tonë, Sazanin, Vlorën, dhe Durrësin.
Dritare.net uron që viti 2020 të jetë vit i turizmit, të jetë viti më i mirë për vendin, dhe të shtohet numri i turistëve që ri-vijnë në vendin tonë, por edhe ata që na vizitojnë për herë të parë./ Dritare.net

















