Vlog/ Durrësi, porta e detit, më e madhe në vend
Dritare.net
Ky është bregdeti i Durrësit dhe ne verë është kryeqyteti i turizmit shqiptar. Mijëra e mijëra turistë nga gjithe bota e kthejnë Durrësin në verë në një qytet që nuk mendon sa turistë do të vijnë, por për të thithur turistë elitarë, e për të hapur industri të reja, që jo vetëm do ta zhvillojnë qytetin por edhe do të prodhojnë vende pune, e të kthejnë Durresin në top destinacionet e huaja për turizmin detar.
Ekspertët e kësaj industie dhe autoritetet përgjegjëse flasin për një bum turistësh gjatë viteve të fundit, por edhe mijëra të tjerë që planifikohet të thithe vendi ynë gjatë sezoneve të ardhshme.
Plazhe të virgjëra, histori, det e bregdet të mrekullueshëm, bukuri natyrore e kulturore, Durrësi duket se po bëhet shpejt gati të presë agjencitë më të mëdha në botë që i kanë zhvendosur sytë nga ne.
Durrësi ka portin më të madh në Shqipëri, ndërsa kjo gjë do të favorizojë qytetin për prurjet nga vendet e huaja të turistëve, ndërsa gjithashtu është urë lidhëse me Tiranën e qytetet e tjera të vendit, por edhe rajonin.
Portet e reja që tanimë janë projektuar dhe janë në fazat finale të fillimit e implementimit të tyre, ndërtimi i shëtitores Taulantia, dhe insfrastruktura në të gjithë qytetin, do të jenë vlera të shtuara për Durrësin.
Qyeti i detit premton të ardhmen. Sepse Bukuroshja e Durrësit u zgjua./dritare.net