Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zjarr në një hotel në Vlorë, 7 persona dërgohen në spital

Një hotel në zonën e Lungomares në Vlorë është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar panik dhe duke lënë të lënduar disa persona.

Sipas të dhënave paraprake, 7 persona janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa 3 prej tyre janë transportuar drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Zjarri dyshohet se ka nisur në një lokal që ndodhet në katin e parë të ndërtesës dhe më pas është përhapur edhe në katin e dytë, ku ndodhen ambientet e hotelit.

Pas njoftimit për ngjarjen, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll dhe lokalizuar flakët.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për të përcaktuar shkakun e zjarrit dhe rrethanat e plota të ngjarjes.