Zjarr i madh pranë Gjykatës së Lartë, flakët përfshijnë edhe një automjet
Saturday 17 October 2026, 19:07
Dritare.net

Situata është përshkallëzuar pranë Gjykatës së Lartë, ku një ambient në katin e parë të godinës është përfshirë nga flakët. Zjarri është përhapur edhe në ambiente të tjera, ndërsa raportohet se flakët po avancojnë drejt katit të dytë.
Nga zjarri është përfshirë edhe një automjet pranë godinës, i cili ka shpërthyer. Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës për të ndërhyrë dhe për të vënë situatën nën kontroll../L.F-dritare.net