Çfarë keni me Policinë? Bashkëshortja e efektivit të plagosur reagon e revoltuar te Trauma
Dritare.net

Bashkëshortja e një efektivi të Policisë së Shtetit, i plagosur gjatë protestës, ka reaguar e revoltuar nga Spitali i Traumës, ku bashkëshorti i saj po merr trajtim mjekësor.
Ajo u ka bërë thirrje protestuesve të mos ushtrojnë dhunë ndaj punonjësve të Policisë, duke ngritur pyetjen se përse efektivët bëhen shënjestër e përplasjeve politike.
“Çfarë keni me Policinë? A e keni me Ramën? A e keni me Partinë Demokratike?”, shprehet ajo në video.
E shqetësuar për gjendjen e bashkëshortit, gruaja lëshoi edhe një deklaratë të fortë ndaj personit që, sipas saj, e ka goditur atë.
“Nëse tim shoqi i ndodh gjë, ai student që e ka bërë do t’i shuhet e gjithë familja”, deklaron ajo.
Ngjarja vjen në kuadër të tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë protestës, ku janë raportuar efektivë të lënduar./L.F-dritare.net