Zgjedhjet vendore/ Ja kur do t’i zbulojë PD kandidatët!
Dritare.net

Sali Berisha tha se PD po përgatitet për zgjedhjet lokale dhe do të prezantojë kandidatët për kryebashkiakë. I pyetur nëse emrat do të zyrtarizohen brenda shtatorit, kreu i PD-së nuk dha afat por tha se kjo periudhë do t’i kushtohet kryesisht përgatitjeve për fushatën elektorale.
Pyetje: Mazhoranca duket se është vënë në lëvizje për betejën elektorale lokale. PD kur do e zyrtarizojë kandidatin e saj jo vetëm për betejën e kryeqytetit, por edhe për bashkitë e tjera?
Sali Berisha: Mazhoranca ka shpërndarë dhe po shpërndan 1 miliardë e gjysmë euro për hajdutët e saj lokalë në kundërshtim flagrant me ligjin elektoral. PD po përgatitet të paraqesë para shqiptarëve kandidatët më të mirë që ata kanë pasur ndonjëherë.
Pyetje: A do i keni brenda shtatorit?
Sali Berisha: Sigurisht që kjo është periudha në të cilën veprimtaritë dhe përkushtimet kryesore janë për fushatën elektorale./E.P-dritare.net