
Zgjedhjet në Spanjë/ Socialistët kryesojnë, e djathta ekstreme rritet frikshëm
Dritare.net

Partia Konservatore Popullore është në vendin e dytë, ndërsa partia e ekstremit të djathtë Vox duket se ka dyfishuar pjesën e saj të votave, tha sondazhi i transmetuesit publik RTVE, shkruan dritare.net
Partitë e krahut të djathtë kanë më së shumti vota, megjithëse nuk kanë shumicë.
Spanja nuk ka një qeveri të qëndrueshme që nga viti 2015, ndërsa në 4 vitet e fundit, këto janë zgjedhjet e 4 të përgjithshme.
Politika spanjolle është bërë gjithnjë e më e fragmentuar vitet e fundit me shfaqjen e partive të reja.
Projeksionet e RTVE thonë që Socialistët (PSOE) do të fitojnë midis 114 dhe 119 vendeve, ndërsa e majta Podemos, pritet të marrë midis 30 dhe 34 vendeve, shkruan dritare.net
Ndërkohë, në të djathtën, Partia Popullore (PP) është parashikuar të marrë mes 85 dhe 90 vende, ndërsa Vox mund të zërë mes 56 dhe 59 vende.
Kjo do të nënkuptojë që PSOE dhe PP mund të luftojnë për të formuar një qeveri koalicioni pa përfshirë parti më të vogla - pasi që 176 vende janë të nevojshme për shumicën në parlamentin me 350 vende./ I.M-Dritare.net

















