Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zbardhet sherri te Pazari i Ri, ja pse e plagosi polici, biznesmenin!

Zbardhet sherri te Pazari i Ri, ja pse e plagosi polici, biznesmenin!
Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e një biznesmeni te Pazari i Ri. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjn e së hënës në orën 21:00. Kleant Musabelliu, 43 vjeç, me detyrë specialist i SHKB-së së burgjeve në Drejtorinë e Përgjithshme, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Pëllumb Gjoka, 46 vjeç. Gjoka me orgjinë nga Shkodra, njihet si ish-pronari i shoqërisë “Rozafa” dhe aktualisht ka në pronësi një hotel në Tiranë. Ai është plagosur në këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet kanë zbuluar se konflikti mes tyre ka ardhur për shkak të konfliktimit të djemve të tyre. Dy prindërit ishin takuar për të zgjidhur sherret mes fëmijëve, por janë bërë edhe vetë pjesë e tij, duke përfunduar në plagosje. Musabelliu pasi e plagosi me armën e shërbimit, ka përfunduar në pranga dhe pritet të merret në pyetje për rrethanat e ngjarjes. Gjithashtu, ai është pezulluar nga detyra./L.P.- Dritare.net