Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Xhaçka apel qytetarëve: Ndihmoni të prekurit nga tërmeti

Xhaçka apel qytetarëve: Ndihmoni të prekurit nga tërmeti
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka përmes një postimi në facebook, ka apeluar qytetarët që të ndihmojnë personat e prekur nga tërmeti.

Xhaçka thotë se Ministria e Mbrojtjes ka vënë në dispozicion edhe një numër llogarie bankare, paratë e së cilës do të shkojnë për të prekurit e tërmetit.

Postimi i Olta Xhaçkës:

Fatmirësisht lëkundjet e tërmetit nuk shkaktuan dëme në njerëz. Por shkaktuan dëme materiale.

Në këtë periudhë të vështirë duhet angazhim dhe solidaritet nga të gjithë dhe për këtë kemi vënë në dispozicion llogari bankare për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti.

Kushdo që ka mundësi mund të kontribuojë duke përdorur numrat e llogarisë që i gjeni në linkun e mëposhtëm: shorturl.at/duDPQ

#ShqiperiaSolidare./ I.M-Dritare.net