Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vranësira dhe reshje shiu në vend, shtrëngata në veri

Vranësira dhe reshje shiu në vend, shtrëngata në veri

Shqipëria do të përfshihet sot nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas parashikimit, moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura, ndërsa në qendër dhe jug do të ketë edhe intervale me kthjellime.

Reshje shiu me intensitet të ulët priten herë pas here në një pjesë të madhe të territorit. Në veri dhe pjesërisht në zonat qendrore, reshjet mund të shoqërohen me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë kryesisht nga juglindja dhe verilindja, me shpejtësi mesatare rreth 9 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit dhe në lugina mund të arrijë deri në 20 m/s. Deti pritet të ketë valëzim 3–5 ballë.

Në Tiranë, temperaturat pritet të arrijnë rreth 25–26°C, me mundësi për reshje, veçanërisht gjatë mëngjesit dhe në orët e mëvonshme./L.F-dritare.net