Video/ Karriget u thyen, Rama ndryshon strategji. Vendos stola guri para Kryeministrisë
Thursday 22 October 2026, 08:08
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog me protestuesit, në ditën e dhjetë të protestës në Tiranë.
Këtë herë, ndryshe nga dy ditët e mëparshme, para godinës së Kryeministrisë janë vendosur stola guri me mbishkrimin “Dialog”, si një tjetër ftesë simbolike për bisedime.
Gjatë dy ditëve të fundit, Rama kishte vendosur karrige para zyrës së tij, por ato u përmbysën dhe u thyen nga protestuesit, të cilët refuzuan thirrjen për dialog.
Këtë mëngjes, kryeministri ka publikuar një video të stolave të vendosur para Kryeministrisë, të cilën e ka shoqëruar me përshëndetjen “Mirëmëngjes”./K.C/dritare.net