Na ndiqni edhe në

Moti

Si do jetë moti sot!

Si do jetë moti sot!

Moti në Shqipëri, 22 tetor 2026/ Reshje shiu në disa zona, ja si parashikohet dita

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike këtë të enjte. Moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu në disa zona të vendit, ndërsa në veri dhe veriperëndim reshjet mund të jenë më të dendura.

Në zonat qendrore dhe jugore priten reshje me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në disa qarqe nuk përjashtohen shtrëngata. Temperaturat do të luhaten nga 7 deri në 23 gradë celsius, në varësi të zonës, me vlera më të ulëta në zonat malore.

Era do të fryjë kryesisht nga jugu, ndërsa përgjatë bregdetit pritet të jetë më e ndjeshme. Në det parashikohet valëzim i ulët deri mesatar. Qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve në zonat ku reshjet mund të jenë më intensive./dritare.net