Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Basha ka ditëlindjen, ja dhuratat që i bënë të rinjtë e PD-së!

Video/ Basha ka ditëlindjen, ja dhuratat që i bënë të
Kryedemokrati Basha ka ditëlindjen ditën e sotme dhe të rinjtë e PD-së në Tiranë i kanë bërë disa dhurata simbolike.

Në një video të shpërndarë në llogarinë e PD-së në Tiranë shfaqet Basha tejet i gëzuar ndërkohë që merr si dhuratë një bluzë me numrin një dhe emrin e tij, një kapele dhe një shirit kapiteni.

Ndërkohë videon të rinjtë e kanë shoqëruar me një urim të gjatë për kreun e Partisë Demokratike.

Urimio i plotë

Në këte ditë të lindjes ,të rinjtë e Grupimit Rinor Universitar Demokrat ,i urojmë kryetarit të Partisë Demokratike z.Lulzim Basha edhe 100 vite të tjera pranë familjes dhe njerëzve të tij të dashur.

I nderuar z.Basha

Teksa familja juaj ju uron një kohë sa më të gjatë e të lumtur pranë tyre,mbështetësit e Partisë Demokratike ,simpatizantët,intelektualët dhe studentët që besojnë në idealet e lirisë dhe demokracisë mbi të cilën kjo forcë politike u krijua ,urojnë te vazhdoni me të njëjtin pasion dhe ideal punën tuaj në shërbim të kombit dhe shtetit shqiptar

Ne studentët e dhjetorit 2018 që ju bashkangjitëm Partisë Demokratike sepse pamë tek ajo alternativën e duhur për një arsim cilësor ,urojmë që ta vazhdoni punën tuaj si Kryeministër faktik por edhe i ardhshëm i Shqipërisë për të ndërtuar një sistem arsimor cilësor në mënyrë që të rinjtë mos ta gjejnë shpresën jashtë vendit,por këtu në atdhe ,tokën ku luftuan heroikisht të parët e tyre

Ne iu inkurajojmë që të luftoni ashpërsisht korrupsionin në cdo nivel të qeverisjes e vecanërisht në arsimin e lartë dhe te garantoni formimin e duhur profesional për ata që në të ardhmen do të mbajnë mbi supe themelet më të rëndësishme të një shteti.

Studentët që kanë zgjedhur të jenë pjesë e GRUD presin me padurim një alternative te re ,një të ardhme të ndritur që vetëm e djathta shqiptare dhe kryetari i saj Lulzim Basha mund ta ndërtojnë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Edhe 100 vite të tjera z.Basha!/e.k-Dritare.net