Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Venezuela firmos marrëveshjen 25-vjeçare me SHBA-në: Synojmë 1.5 milionë fuçi naftë në ditë!

Venezuela firmos marrëveshjen 25-vjeçare me SHBA-në:

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, ka deklaruar se marrëveshja për naftën e arritur me SHBA-në do të mbetet në fuqi për 25 vjet dhe synon të rrisë prodhimin ditor të naftës së vendit në më shumë se 1,5 milion fuçi

Në një intervistë për transmetuesin shtetëror VTV, Rodriguez ka komentuar marrëveshjen që e ka cilësuar si “historike” për naftën, e arritur me SHBA-në.

Qëllimi ynë është të shkojmë edhe më tej me nënshkrimin e marrëveshjeve të tjera të mëdha që përfshijnë kompani gjigante si Chevron, Repsol, Eni, Shell dhe BP. Ne duam të bëhemi një fuqi energjetike. Në terma konkretë, kjo do të thotë se afërsisht 19 dollarë për çdo fuçi të prodhuar dhe të shitur do të shkojnë drejtpërdrejt në vendin tonë”, tha Rodriguez