Vala e të nxehtit mbërthen Europën, temperaturat arrijnë në 40°C!
Dritare.net

Europa po përballet këtë javë me një valë intensive të të nxehtit, me temperatura që në disa zona arrijnë dhe tejkalojnë 40°C.
Sipas BBC Weather, nxehtësia ekstreme po prek veçanërisht pjesë të Europës Qendrore dhe Lindore. Austria dhe Sllovakia kanë regjistruar temperatura rekord, ndërsa vlera shumë të larta po shënohen edhe në Kroaci, Çeki, Hungari, Poloni, Serbi dhe Slloveni.
Në Sllovaki është regjistruar paraprakisht një temperaturë prej 41.4°C, ndërsa në Austri termometri ka arritur në 41.2°C.
Temperaturat e larta po përkeqësojnë gjithashtu situatën e thatësirës në disa vende europiane dhe po shtojnë presionin mbi furnizimin me energji dhe burimet ujore.
Vala e të nxehtit pritet të vazhdojë të ndikojë në pjesë të kontinentit gjatë kësaj jave.