

Fatmirësisht, kur hekuri kombinohet me vitaminën C, trupi mund ta zbërthejë 6 herë më shumë këtë mineral. Ja disa nga ushqimet me bazë bimore që mund t’i kombinoni bashkë për të marrë hekur aq sa i nevojitet trupit.
Spinaq (hekur) + spec të kuq (vitaminë C): I bashkoni bashkë në gatime të ndryshme për të marrë sa më shumë hekur.
Brokoli (hekur) + domate (vitaminë C): Gatuani një omëletë me perime, me brokoli dhe lëng domatesh.
Fasule të kuqe (hekur) + lakër (vitaminë C): Zëvendësoni kombinimin klasik me oriz dhe fasule, që kur konsumohen së bashku sigurojnë një burim komplet të proteinës, duke shtuar lakër tek përzierja.
Çokollatë të zezë (hekur) + luleshtrydhe (vitaminë C): Shkrini pak çokollatë të zezë dhe më pas e hidhni tek luleshtrydhet e pasura me antioksidues. /Burimi: Health/

















