
Unë kam 4 fëmijë, por dua më shumë të dytin. Është normale?
Dritare.net

A është e drejtë që një prind të pranojë të ketë një fëmijë të preferuar? Një nënë e katër fëmijëve, në programin televiziv amerikan “Morning Morning”, shpjegoi pse nuk ka hezitim të pranojë se favorizon një nga fëmijët e saj mbi të tjerët. Alisha Tierney-March, nga Sheffield, shpjegoi, se ajo nuk mendonte se kishte ndonjë gjë të gabuar: Kennedie, dy vjeç, ishte e preferuara e saj. Të dy vajzat e tjera, Addison dhe Harleigh, janë nëntë e shtatë vjeç dhe Elija, ndërsa djali tjetër, një vjeç.
Kur Kennedie lindi, Alisha mund të kalonte shumë më tepër kohë me të: vajzat e saj më të mëdhaja ishin në shkollë.
Ajo e ushqente atë me gji sa herë që dëshironte, dhe kjo, sipas mendimit të saj, e bëri atë të ndihej edhe më e lidhur. "Unë kam qenë shumë e sinqertë me vajzat e mia të mëdhaja dhe u kam shpjeguar atyre se Kennedie është e preferuara ime, sepse është ëmbël dhe e butë dhe më tregon dashuri, nuk ka një sjellje rebele prej adoleshenteje, që fëmijët e tjerë e zhvilluan shumë shpejtë. Ndonjëherë ata janë me të vërtetë të tmerrshëm me mua, edhe pse bashkëshorti im dhe unë punojmë shumë për t'u mësuar atyre sjellje të mira ", -thotë ajo.
Alisha është sulmuar rëndë në rrjetet sociale: shumë përdorues ishin të shqetësuar për mënyrën se si do të rriten fëmijët e tyre të tjerë, duke e ditur se ata nuk do të jenë të parapëlqyer. Komentuesit e kanë gjykuar nënën si një "të papërgjegjshme". Një grua komentoi: «Unë u rrita duke e ditur se nëna ime nuk më kishte dashur mua aq sa motrën time më të madhe dhe vëllezërit e motrat e tjera. Ajo më shkatërroi."
E vërteta, megjithatë, është se fëmija i preferuar ekziston, edhe nëse mbetet një nga tabut më të mëdha të shoqërisë sonë. Sipas psikologut amerikan Ellen Eber Libby, autor i librit “The favorite Child” (fëmija preferuar), "ekziston favorizimi, por duhet të mos jetë më një tabu apo turp, pasi duhet të trajtohet për të përmirësuar marrëdhëniet familjare".
Dhe, nëse fëmijët e tjerë akuzojnë një prind për preferencat? Në atë pikë, është e domosdoshme të "tregosh gjithmonë të vërtetën, për shembull:" Nuk e kisha vënë re, nuk kisha menduar për këtë, tani do marr një moment dhe mendoj për atë që më the ". Le ta marrim seriozisht, le të pyesim veten, është e rëndësishme për djalin tonë. Në një moment të dytë mund të kthehemi, të themi se ne kemi reflektuar, kërkojmë falje dhe mendojmë për diçka të veçantë që mund të bëjmë së bashku, "sepse dua të jem vetëm me ju" ». Përshtati Valmira Dalipi/Dritare.net./

















