
Amerikanët të marrosur pas Evropës këtë verë. CNN sugjeron Shqipërinë!
Dritare.net
Nëse fluksi i turistëve amerikanë gjatë verës së kaluar nga riviera franceze në ishujt grekë, ishte i jashtëzakonshëm, këtë verë Europa duhet të presë një cunami gjithëpërfshirës.
Amerikanët në Evropë këtë verë të çmendur pritet të tejkalojnë shifrat e verës së kaluar me 55%, sipas analizës nga ofruesi i sigurimit të udhëtimit Allianz Partner.
Swasbrook tha se ajo po i këshillon klientët të marrin në konsideratë pushimet në destinacione në Evropë, që nuk janë vende me emra të mëdhenj, por kanë bukuri përrallore. Në listën e CNN është edhe Shqipëria!
Shumë më pak i frekuentuar nga turistët sesa Greqia fqinje në jug apo Italia përtej Adriatikut. Shqipëria është ende një atraksion sekret, i ruajtur mes udhëtarëve të zgjuar, por nuk ka gjasa të qëndrojë një destinacion i fshehtë për një kohë të gjatë.
“Kroatët dhe evropianët në përgjithësi po zbulojnë bregdetin shqiptar”, tha Alan Mandic i agjencisë kroate të udhëtimeve “Secret Dalmatia”.
“Është një vend i mrekullueshëm dhe është tepër lirë. Ushqimi, historia, mikpritja, natyra, plazhet, gjithçka është këtu”, shtoi ai.
Ndër plazhet për t’u eksploruar përgjatë asaj që quhet Riviera Shqiptare janë Ksamili, pranë kufirit me Greqinë, Himara dhe Dhërmiu ku mund të ushqeheni me çmime të lira, si karkaleca deti, oktapodë të pjekur në skarë dhe peshq të freskët të kapur direkt nga deti Jon./L.F-dritare.net

















