Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Trump për liderin e ISIS: Ai vdiq si qen, si frikacak

Trump për liderin e ISIS: Ai vdiq si qen, si frikacak
Udhëheqësi i grupit të Shtetit Islamik (ISIS) është vrarë gjatë një operacioni ushtarak amerikan në veriperëndim të Sirisë, ka thënë presidenti, Donald Trump.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë,  Trump tha se Abu Bakr al-Bagdadi u vetëvra pasi shpërtheu jelekun me bomba, gjatë një sulmi nga forcat speciale natën e së shtunës. Bagdadi u bë i njohur në 2014-ën, kur njoftoi krijimin e një kalifati në zonat e Irakut dhe Sirisë, shkruan dritare.net

Trump tha të dielën se forcat speciale amerikane bënë një mësymje të guximshme gjatë natës dhe realizuan misionin e tyre më të madh.

"Ai vdiq duke vrapuar, duke qarë dhe bërtitur tërë kohën. Terroristi që terrorizoi kaq shumë njerëz, i kaloi çastet e fundit të jetës së tij në frikë, panik, i tmerruar se forcat amerikane do ta kapnin të gjallë. Ai vdiq si qen, si frikacak.",- tha Trump për liderin e ISIS./K.C/dritare.net