
Tronditet futbolli kolumbian, 6 fotbullistë përdhunuan prostitutën
E Shtunë 15 Korrik 2017, 14:02
Dritare.net

Sipas komunikatës së prokurorisë, “disa futbollistë kanë abuzuar me një punonjëse seksi natën mes 31 janarit dhe 1 shkurtit”. Mendohet se në këtë ngjarje janë përfshirë 6 futbollistë, 3 prej të cilëve janë larguar nga Santa Fe në merkaton e verës.
Në një komunikatë për shtyp, klubi thotë se nuk ka dijeni për ngjarjen dhe dënon çdo veprim joligjor që mund të jetë kryer nga cilido person i lidhur me klubin. “Mbështesim hetimet që po bën drejtësia dhe do i respektojmë vendimet”, lexohet në komunikatën e firmosur nga Presidenti i klubit, Cesar Pastrana.

















