Tingujt e Labërisë pushtojnë Amantian, Gonxhja ndan pamjet nga “Vajzë Fest”
Dritare.net

Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, ka ndarë momente nga edicioni i katërt i “Vajzë Fest”, një aktivitet që i kushtohet traditës dhe kulturës së Labërisë. Në Parkun Arkeologjik të Amantias, tingujt e polifonisë labe dhe meloditë e fyellit sollën në vëmendje pasurinë e trashëgimisë muzikore shqiptare. Në aktivitet performoi grupi “Amantia”, ndërsa të pranishëm ishin edhe artisti i njohur vlonjat Nazif Çela dhe mjeshtri i fyellit Vendim Kapaj, meloditë e të cilit janë përzgjedhur edhe për filmin hollivudian “The Odyssey”.
“Me grupin Amantia, në Parkun Arkeologjik të Amantias, me këngët labe; “Labëria ime, Mal o Gur i çmuar..”, “Këngët Shqiptare, Këngët e mia”, “Ismail Qemali me derte”…, me Nazif Çelën e madh dhe Vendimin e fyellit magjik, tashmë i famshëm kudo, për Vajzë Festë, edicioni IV, pranë fshatit Vajzë, Bashkia Selenicë!”, shkruan Gonxhja krah postimit./K.C/dritare.net