
Tërmeti/ Qeveria akordon nga 1 milionë lekë për familjet e dy vëllezërve nga Kosova
E Shtunë 30 Nëntor 2019, 08:08
Dritare.net

“Projektvendimi që lidhet përsëri me përkrahjen sociale dhe financiar të familjeve të viktimave është projektvendimi që ka të bëjë me akordimin direkt të një përkrahje financiare prej 1 milion lekësh të reja për çdo familje dhe patjetër për përballimin e shpenzimeve të varrimit. Secila prej familjeve të vëllezërve Abazi nga Kosova do të marrë të njëjtën përkrahje financiare prej 1 milion lekësh të reja nga ky vendim i qeverisë së Republikës së Shqipërisë. besoj që jemi dakord”, deklaroi Rama.
Kutojmë se dy vëllezërit Shemsedin Abazi, 32 vjeç dhe Isah Abazi, 29 vjeç, humbën jetën pas shembjes së hotelit “Tropikal” në Durrës./E.B-dritare.net

















