
Një tërmet është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, në jug të Shqipërisë.
Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja ka pasur një magnitudë rreth 4.8–4.9 ballë dhe ka ndodhur në një thellësi prej rreth 10 kilometrash.
Epiqendra është përcaktuar në zonën pranë Himarës, rreth 6 kilometra në verilindje të qytetit, ndërsa të dhënat e tjera e vendosin rreth 13 kilometra në verilindje të Himarës.
Nuk raportohen dëme apo pasoja të shkaktuara nga lëkundjet. /K.C/dritare.net