
Tanja Fajon: Premtimet boshe të BE, thikë pas shpine për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut!
E Mërkurë 23 Tetor 2019, 22:10
Dritare.net

Eurodeputetja sllovene, Tanja Fajton, e cila dhe më hetët ka qenë pro negociatave, ka thënë se premtimet boshe të BE, ishin një thikë pas shpine për dy shtetet.
“Premtime boshe, është gjithçka po shohim nga Bashkimi Europian kur flitet për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin. Premtimet boshe janë thikë pas shpine ndaj qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ka 10 vite që kur komisioni euriopian i premtoi Maqedonisë së mund të bëhej anëtare dhe unë jam e turpëruar që duhet t’u kërkoj falje qytetarëve të gjithë Ballkanit Perëndimor për këtë. Ne duhet të marrim përgjegjësitë dhe të diskutojmë se si do të vendosim mbi zgjerimin dhe duhet të rikuperojmë dëmet”, tha Fajon./E.B-dritare.net

















