Na ndiqni edhe në

Stil Jete

Lira Gjika: Prindër, mësojini fëmijëve se çdo ditë është njëherë në jetë!

Lira Gjika: Prindër, mësojini fëmijëve se çdo

Nga Lira Gjika

Çdo ditë është vetëm njëherë në jetë. Këtë të vërtetë të jetës ne të rriturit duhet ta kemi detyrë kryesore madje qëllim për tua mësuar fëmijëve.

Prindërit në shtëpi dhe mësuesit në shkollë duhet ta kthejnë në qëllim për edukimin e fëmijëve dhe adoleshentëve. Nëse të rriturit këtë të vërtetë të jetës që çdo ditë vjen vetëm njëherë në jetë apo, vlerën e një dite të vetme, do të përpiqen tua edukojnë fëmijëve dhe adoleshentëve, shumë gjera do të ishin ndryshe.

Përpiquni prindër e mësues, ju jeni modeli. Si e vlerësoni dhe e “përdorni” ju jetën ashtu do ta mësojë e vlerësojë edhe fëmija./ Dritare.net