Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Protesta në Tiranë, studenti: Pranë studentëve në Maqedoninë e Veriut, nuk ndalemi deri në realizimin e kërkesave

Protesta në Tiranë, studenti: Pranë studentëve në

Studentët nga Shqipëria dhe Kosova kanë shprehur mbështetje të fortë për bashkëmoshatarët e tyre në Maqedoninë e Veriut, duke deklaruar se do të qëndrojnë pranë tyre deri në plotësimin e kërkesave për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në procesin e provimeve. Në protestën e zhvilluar në Tiranë, ata theksuan se kauza e studentëve shqiptarë përtej kufirit nuk është e izoluar, por një çështje që i bashkon të gjithë.

Një prej studentëve pjesëmarrës u shpreh se pavarësisht vështirësive dhe presioneve me të cilat janë përballur kolegët në Maqedoninë e Veriut, mbështetja nuk do të mungojë.

“Ata menduan se studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut janë vetëm, por harruan se një Shqipëri e tërë ka sytë e mendjes e zemrës mbi ta. Shija e pushtetit u bëri gjakun ujë disave dhe i bëri të pyesin nëse vlen ose nuk vlen kauza. Studentë shqiptarë u gjendën nën terror psikologjik, 8 orë rrugëve të Maqedonisë, por nga dëshpërimi për pushtet injoruan atë që i solli në pushtet, gjuhën shqipe. U morën me lapsuse të prodhuara nga lodhja, rebelizmi dhe antagonizmi i tentativave që po bëjnë për të gjymtuar të drejtat e studentëve shqiptarë në RMV. Studentët shqiptarë po bëjnë atë që duhet të bënin politikanët atje. Për ne gjuha shqipe është e shenjtë. Kapur pas flamurit dhe gjuhës shqipe, shqiptarët i kanë mbijetuar shekujve. Shqiptaria nuk di të ndalet, ne do të jemi me ta deri në fund, deri në realizimin e kërkesave të tyre!”, tha studenti./K.C/dritare.net