Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama mbërrin në Bruksel për Konferencën Ndërqeveritare: BE-ja është e vërtetë, Shqipëria synon të drejta të plota

Rama mbërrin në Bruksel për Konferencën Ndërqeveritare:

Delegacioni shqiptar, i kryesuar nga kryeministri Edi Rama, ka mbërritur në Bruksel për Konferencën Ndërqeveritare, një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Rama e cilësoi këtë moment si shumë të rëndësishëm, duke theksuar se është rezultat i një pune të gjatë dhe se tashmë një pjesë e procesit të negociatave po përmbyllet, ndërsa pjesa tjetër po hapet.

“Është moment shumë i rëndësishëm në rrugën tonë drejt anëtarësimit dhe një moment për të cilin kemi punuar fort prej një kohe të gjatë dhe ku gjysma e punës për hapjen e negociatave do të mbyllet dhe gjysma tjetër për mbylljen do të hapet”, tha Rama.

Ai shtoi se Bashkimi Europian është një “bashkim i vërtetë” dhe jo simbolik, ku Shqipëria synon të bëhet anëtare me të drejta të plota. Gjithashtu, Rama theksoi se Shqipëria mbetet një nga vendet më pro-evropiane dhe është e gatshme të vazhdojë përpara pa u ndalur në arritjet e momentit.

“Është shumë e rëndësishme dhe e qartë që ka nevojë të diskutohet dhe nuk është një bashkim i gënjeshtërt, por i vërtetë dhe për të qenë anëtar me të drejta të plota. Shqipëria është gjithmonë e gatshme për të vijuar më tej pa pasur asnjë imagjinatë të kënaqësisë momentale dhe duhet të theksojmë që sipas barometrit, Shqipëria është një ndër vendet më pro-evropiane”, tha kryeministri./K.C/dritare.net