Na ndiqni edhe në

Bota

OBSH paralajmëron katastrofë në Kongo: Ebola dhe lufta po përplasen mes tyre

OBSH paralajmëron katastrofë në Kongo: Ebola dhe lufta po
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos po përkeqësohet për shkak të konflikteve të vazhdueshme në lindje të vendit. Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, e cilësoi situatën si një “përplasje katastrofike mes sëmundjes dhe luftës”.

Sipas tij, përplasjet e armatosura në provincën Ituri po pengojnë ekipet mjekësore të izolojnë të infektuarit dhe të fitojnë besimin e komuniteteve. Deri më tani janë raportuar 220 vdekje të dyshuara, ndërsa rreth 1 mijë persona shfaqin simptoma të ngjashme me Ebolën.

Autoritetet shëndetësore dhe organizatat humanitare po përballen me mungesë infrastrukture, rrugë të dëmtuara dhe zhvendosje masive të popullsisë, çka e bën edhe më të vështirë kontrollin e virusit. OBSH ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm për të lejuar ndërhyrjen e sigurt të ekipeve mjekësore.

Ndërkohë, disa vende, përfshirë SHBA-në dhe Kanadanë, kanë vendosur kufizime udhëtimi për personat që vijnë nga Republika Demokratike e Kongos dhe vendet fqinje, nga frika e përhapjes së virusit./K.C/dritare.net