Rama: Shqipëria ka thyer një tjetër rekord në negociatat me BE-në
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në konferencën e tetë ndërqeveritare me BE-në. Në fjalën e tij ai nënvizoi dëshirën e madhe për t'u bërë pjesë e BE-së dhe renditi disa nga përmirësimet që vendi ka pasur.
“E dashur Marilena, faleminderit shumë e dashur Rama. Jeni të rinj, nuk e dini ende shijen e dashurisë. Duhet të mësoni nga dashuria e Shqipërisë për BE, pa kushte dhe e çiltër.
Kemi thyer një tjetër rekord për negociatat, i çelëm të gjithë kapitujt brenda 11 muajve. Kaluam nga kjo tek faza e nisjes së mbylljes së kapitujve me këtë konferencë të sotme, edhe një herë brenda një afati të shkurtët. Ky nuk është fundi, por fillimi i fundit dhe e dimë se duhet të bëjmë shumë më tepër punë.
Është edhe momenti t’i themi të gjithë shqiptarëve, që e kanë ndjekur IBAR-in me kaq shumë vëmendje. Dua të them se sot kemi një vend që ka GPB prej 27 milionë eurosh, e nisëm me tetë. Kemi një vend që sot ka shkuar nga 300-400 milionë investime të juaja, në miliarda. Njerëzit duhet të kuptojnë se kjo lidhet me punën që ne po bëjmë së bashku.
Kemi një sistem drejtësie të fuqizuar dhe të pavarur si kurrë më parë në historinë e vendit tonë. E nisëm me stigmën e një vendi me kulturë pandëshkueshmërie dhe kjo duket tani si të ketë ndodhur shekuj më parë. Rrugëtimi jonë europian është i pakthyeshëm”, tha Rama mes të tjerash./K/C/dritare.net