Zëvendësministrja e Qipros: Shqipëria ka përmbushur me sukses grupkapitullin e Themeloreve
Dritare.net

Zëvendësministrja për Çështjet Evropiane të Qipros, Marilena Raouna, ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ka shënuar një hap të rëndësishëm përpara. Ajo u shpreh se gjatë presidencës së Qipros në Këshillin e BE-së është vlerësuar progresi i Shqipërisë dhe se është arritur përmbushja e grupkapitullit të Themeloreve, një arritje që i hap rrugën një faze të re në negociata.
“Gjatë presidencs së Qipros Këshilli ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë. Konferenca doli në përfundimin që Shqipëria ka plotësuar me sukses grupkapitullin e Themeloreve. Kjo është një arritje e rëndësishme. Ky gur kilometrik e lejon Shqipërinë të ecë përpara në procesin e anëtarësimit dhe të mbyllim provizorisht kapitujt. Zgjerimi është strategjik për presidencën e Qipros. Ne besojmë thellësisht te zgjerimi dhe jemi të kënaqur që procesi i anëtarësimit të Shqipërisë po ecën përpara në mënyrë vendimtare, me vlerësim e kushtëzim rigororz dhe të drejtë. Do të doja të përgëzoja qeverinë shqiptare për përkushtimin dhe vendosmërinë e tyre për të çuar përpara reforma të vështira. E dimë që procesi i anëtarësimit është një rrugëtim i mundimshëm, por që ia vlen. Konferenca e sotme shënon fillimin e një faze të re edhe më sfiduese. Progresi nuk matet vetëm me miratimin e reformave, por me zbatimin e tyre efektiv, një bilanc të konsoliduar, rezultate të qëndrueshme dhe të pakthyeshme. BE pret me padurim për të vazhduar këtë vrull reformash që e ka sjellë Shqipërinë këtu sot. Komisioni Europian mbetet i përkushtuar të mbështesë Shqipërinë dhe presidenca e Qipros do ta mbështesë”, tha Raouna./K.C.dritare.net