Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare lihet jashtë ndeshjes së FA Cup
Dritare.net

Armando Broja nuk u përfshi në skuadër as për sfidën e Kupës FA ndaj Mansfield Town. Sulmuesi shqiptar mungoi jo vetëm nga formacioni titullar, por edhe nga stoli i Burnley, pasi trajneri Scott Parker vendosi të mos e përfshijë në listën e lojtarëve.
Ky vendim vjen në një periudhë delikate për klubin anglez, që po synon arritjen e objektivave sezonalë, ndërsa situata e Brojës mbetet e paqartë. Edhe më herët ai ishte lënë jashtë në një ndeshje të Premier League, me trajnerin që e cilësoi si “vendim teknik”.
Megjithëse ka kaluar problemet fizike dhe është rikuperuar nga dëmtimet, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ende nuk po arrin të sigurojë hapësira në formacion, duke shtuar dyshimet për rolin e tij në skuadër.
Kujtojmë se Burnley e bleu përfundimisht Brojën nga Chelsea gjatë merkatos së verës, duke nënshkruar një kontratë afatgjatë që zgjat deri në vitin 2030./K.C/dritare.net