Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot vdiq një nënë. Jeta në komunitet vret!

Sot vdiq një nënë. Jeta në komunitet vret!

Një grua 82 vjeçe humbi jetën sot në shtëpinë e saj në Elbasan, pasi një shpërthim e zjarr përfshiu apartamentin një kat më poshtë. Dyshohet për një bombol gazi.

Ishte në shtëpinë e vet. Dhe rreziku i erdhi nga poshtë.

Sa e brishtë është siguria jonë kur jetojmë bashkë. Mund të kujdesesh për çdo gjë brenda shtëpisë tënde, por jeta jote varet edhe nga instalimet e fqinjit, nga mirëmbajtja e pallatit, nga kontrollet që bëhen ose mungojnë.

Këtë frikë e njohim tashmë edhe vetë, pas zjarrit në Dritare. Flaka që nis te tjetri mund të të marrë gjithçka edhe ty. Edhe pse je ne punëm tënde. Ne shpetuam. Nëna në Elbasan, jo dot.

Sa herë ndodh një tragjedi, themi: "Çfarë fati!"

Por sa prej asaj që ia lëmë fatit mund ta kishim parandaluar?

Të jetosh në komunitet do të thotë të mbash përgjegjësi edhe për jetën e tjetrit. / dritare.net