Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot temperatura deri në 37 gradë celcius!

800-0-686228513f1ab-2-6a2e5b9922cc5-6a4c97229f6fe-6a587364a6ca1-6a718a9cbfbde.jpeg

Edhe sot vendi ynë do të ndikohet nga relativisht të njëjta kushte atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira në shtim mesatare dhe hera-herës deri të dendura në relievet malore në lindje. Temperaturat maksimale arrijnë deri në 37 gradë celcius.


Në relievet malore në lindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites piten reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët.


Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonat luginore era hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 12 m/s.