Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama: Një tjetër hap drejt Bashkimit Evropian!

Sot konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama: Një

Shqipëria shënon një tjetër hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.


Sot, në Luksemburg, zhvillohet Konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, ku pritet të formalizohet mbyllja e negociatave për Kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”.


Me mbylljen e këtij kapitulli, Shqipëria arrin në katër kapituj të mbyllur përkohësisht, duke vijuar progresin e negociatave të anëtarësimit dhe objektivin për përmbylljen e tyre brenda vitit 2027.

Kapitulli 20 lidhet me zhvillimin e sipërmarrjes, politikat industriale, mbështetjen e bizneseve, inovacionin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.

“Sot në Luksemburg, Shqipëria hedh një tjetër hap drejt Bashkimit Europian, duke mbyllur Kapitullin 20 në Konferencën e 10-të të negociatave të Anëtarësimit në BE”, ka shkruar kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.

Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, që do të zhvillohet sot në Luksenburg.

AGJENDA ZYRTARE

16:40 – Nisja drejt Qendrës Europiane të Konventave.

16:45 – Doorstep.

16:50 – Fotografi e përbashkët e Kryeministrit Edi Rama, Komisioneres Marta Kos dhe Ministrit Thomas Byrne.

17:00 – Hapja e Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE dhe miratimi i agjendës.

17:45 – Përfundimi i Konferencës Ndërqeveritare dhe vijimi i konferencës për shtyp; Kryeministri Edi Rama, Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos dhe ministrin irlandez, Thomas Byrne.