Na ndiqni edhe në

Aktualitet

Ministri i Jashtëm izraelit në Tiranë/ Shqipëria dhe Izraeli drejt marrëveshjes së gjerë ndërqeveritare!

Ministri i Jashtëm izraelit në Tiranë/ Shqipëria dhe Izraeli

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare diplomatike me qëllim nënshkrimin e një marrëveshjeje të gjerë ndërqeveritare (G2G).

Me këto marrëveshje, Shqipëria do të lidhë “kontrata drejtpërdrejt me kompanitë izraelite, duke hapur mundësi të rëndësishme tregtare në fushat e sigurisë kibernetike, inovacionit, menaxhimit të ujit, energjisë, shëndetësisë dhe bujqësisë”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Izraelit.


Në axhendën e ministrit përfshihen takime me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi dhe ministrin e Jashtëm, Ferit Hoxha.

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme izraelite, theksohet gjithashtu edhe marrëdhënia e mirë mes dy vendeve, duke cituar edhe mbështetjen e Tiranës zyrtare ndaj Izraelit kundër Iranit dhe Hamasit.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të forta. Tirana ka shprehur mbështetje për Izraelin, duke e shpallur Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) organizatë terroriste dhe duke dënuar sulmet terroriste të Hamasit”, përfundon njoftimi.