Cristiano Ronaldo pezullohet nga kombëtarja portugeze pas përplasjes me trajnerin
Dritare.net

Cristiano Ronaldo rrezikon pezullimin deri në gjashtë muaj nga kombëtarja portugeze, pas përplasjes me trajnerin Jorge Jesus dhe incidentit gjatë grumbullimit të fundit të përfaqësueses.
Sipas mediave britanike, organet disiplinore të Federatës Portugeze të Futbollit pritet të shqyrtojnë rastin dhe të vendosin për masën përfundimtare, e cila mund të variojë nga një deri në gjashtë muaj.
Përplasja nisi pasi Ronaldo nuk u aktivizua në ndeshjen kundër Norvegjisë, më 27 shtator. Sulmuesi 41-vjeçar pretendon se trajneri i kishte premtuar 30 minuta lojë, por në fund e la në stol, pavarësisht se ai ishte nxehur për një kohë të gjatë pranë vijës anësore.
Sipas Ronaldos, situata u përkeqësua edhe nga deklaratat e trajnerit pas ndeshjes, të cilat, sipas tij, nuk përputheshin me marrëveshjen që kishin bërë për komunikimin me mediat.
Megjithatë, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka bërë të qartë se nuk dëshiron t'i japë fund karrierës me Portugalinë. Ai ka kërkuar falje publike ndaj tifozëve dhe shpreson të rikthehet në dispozicion të kombëtares pas çdo pezullimi të mundshëm.
Vendimi përfundimtar i federatës do të përcaktojë nëse Ronaldo do të mungojë në ndeshjet e ardhshme të Portugalisë, përfshirë përballjet e planifikuara për në nëntor./dritare.net