Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot ditë e kthjellët dhe e nxehtë në të gjithë vendin

Shqipëria do të përfshihet sot nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Vranësira të pakta dhe kalimtare priten kryesisht në zonat malore.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa herë pas here, veçanërisht në zonat bregdetare dhe lugina, mund të arrijë deri në 12 m/s. Në det, valëzimi pritet të jetë i forcës 1–2 ballë.

Në Tiranë, temperaturat pritet të jenë të larta, me rreth 34–36°C gjatë ditës dhe mot kryesisht të kthjellët.

Këshillë: Në orët e mesditës, rekomandohet kujdes ndaj temperaturave të larta dhe ekspozimit të zgjatur në diell.